Lajme

Larg mediave Avni Hajdini është zgjedhur kryetar i ri i BSPK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 02 October 2017

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK) ka mbajtur të premten e kaluar Kongresin për zgjedhjen e kryetarit të ri të BSPK, por larg mediave.

Në këtë kongres, kryetari i ri është zgjedhur Avni Hajdini, i cili në mandatin e fundit ka qenë nënkryetar në BSPK, ndërsa për kundërkandidat ka pasur vetëm Alush Sejdiun.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, tha se përshëndesin dhe urojnë zgjedhjen e kryetarit të ri, por nuk ndihet mirë që është mbajtur kongresi pa media dhe nuk ka pasur shumë transparencë për publikun. Sipas tij, BSPK nuk kishte ftuar mediat, por nuk e di arsyen.

-Advertisement-

Jashari, i cili drejton federatën më të madhe sindikale në vend të arsimit, tha se kanë marrë pjesë në kongres dhe kanë votuar të gjithë delegatët e SBASHK-ut, por nuk kanë pasur të drejtë të propozojnë kandidat për kryetar, ngase është marrëveshje paraprake ndërmjet BSPK-së dhe SBASHK-ut.

Ndërsa, Haxhi Arifi, ishte zgjedhur kryetar i BSPK-së në vitin 2006, kurse në fund të vitit 2011 ka marrë mandatin e dytë që i kishte mbaruar në dhjetor të këtij vitit 2016.

Përndryshe, Arifi më 1 korrik të vitit 2014 kishte mbushur 65 vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera