Sport

Lapidar Lladrovci komenton sfidën ndaj Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 31 May 2020

Me 2 qershor pritet edhe zyrtarisht të rikthehet futbolli kosovar me ndeshjen e parë të Kupës, Prishtina – Drenica.

Pas një dite, Ballkani vendas do ta presë Feronikelin, të cilët janë fitues aktual të Kupës, shkruan Gazeta Olle.

Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci e sheh ndeshjen përballë liderit aktual, Ballkanit, si mjaft të vështirë.

-Advertisement-

“Kjo është ndeshje super e rëndësishme për të dy skuadrat, do të jetë e vështirë për faktin që Ballkani është lider me meritë i Superligës dhe ka qenë në formë shumë më të mirë, krahasuar me ne që i kemi pasur luhatjet tona gjatë kampionatit”, tha fillimisht Lladrovci.

“Për ne kjo përballje ka rëndësi jetike pasi që e kemi synimin kryesor daljen në Evropë dhe gjasat janë të mëdha që me tri ndeshje të arrijmë objektivin përmes Kupës”, shtoi Lladrovci.

Kurse, mbrojtësi me shumë përvojë, rikthimin në fushë pas pothuajse tre muajsh e sheh si jo të lehtë, anise skuadra e tij është e gatshme që të zbresë në fushë.

“Për faktin se nuk kemi luajtur në tre muajt e fundit, kjo është vërtetë jo e mire pasi nuk kemi pasur leje të luajmë asnjë ndeshje miqësore për të parë formën tonë momentale, mirëpo ne kemi stërvitur mirë dhe gjatë pushimit individualisht por edhe kohët e fundit në ekip dhe besoj se jemi gati për ndeshjet e mbetura”, tha tutje Lladrovci.

Për fund, kapiteni i Feronikelit tha se do të donte një përballje drenicase në finale në mes të Feronikelit e Drenicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera