Lajme

BE lanson programin e ri të reformës ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 06:41 | 27 June 2018

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, znj. Genoveva Ruiz-Calavera do të vizitoj sot Kosovën.

Calavera vjen në Kosovë për të lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike dhe për t’u takuar me përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit dhe akterët tjerë.

Ajo do te takohet kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend Kuvendi i Kosovës, me ministrat relevant lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane, dhe personalitet tjera te shoqerisë civile.

-Advertisement-

Po ashtu gjatë ditës se sotëm do të mbahet takimi bilateral ndërmjet Ministrit të Financave Bedri Hamza dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Ruiz Calavera Genevova, si dhe takim i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera