Lajme

Lansohet sistemi i sigurimeve bujqësore në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 11 April 2019

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, do të marrë pjesë në ceremoninë e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) të Grupit të Bankës Botërore, me rastin e lansimit të sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë, Projekti ECA Agri-Financa.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, menaxherja e programit IFC, projekti për financimin e bujqësisë në Evropë dhe Azi Qendrore, Leah Soroka, etj.

Ky lansim do të bëhet në ora 10:00, në njërin nga hotelet në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera