Lansohet projekti për punësimin e të rinjve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 25 July 2018
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lansuar projektin “Ndërmjetësimi në punë për të rinjtë”, në skemat “Trajtimi në punë dhe praktikë në punë”.
Ky program do të ofrojë ‘’Praktikë Pune’’ dhe ‘’Trajnim në Punë’’ për së paku 200 të rinj në tërë rajonet e Kosovës si masa për nxitjen e punësimit të të rinjve.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të ofrojnë shërbime të punësimit që përfshijnë veprimtarinë për këshillim, orientim në karrierë, trajnim të punëkërkuesve dhe të papunëve të rijnë dhe ndërmjetësim tek punëdhënësit në skemën e trajnimit në punë dhe praktika në punë.
Me rastin e lansimit të këtij projekti, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se projekte të tilla kanë qëllim për të ofruar punësim për të rinjtë e Kosovës.
Ministri Gashi tha se rininë në Ministrinë që e drejton e kanë prioritet edhe sa i përket ndarjes së buxhetit, ku ai tha se për vitin 2019 Departamenti për të Rinjtë do të ketë buxhet më të madh.
“Një i ri i cili përfundon studimet, përfundon shkollimin, nuk ka se si të ketë përvojë pune, sepse ai del nga Universiteti dhe për një moment nuk mund ta ketë përvojën e punës për të qenë i barabartë në konkurse të cilat shpallin institucionet tona, kompanitë tona. Lansimi i sotëm është pak më i veçantë për faktin se e kemi lidh programin tonë me një kolegj shumë të respektuar, i cili gjithashtu do të komunikojë edhe me ministrinë që e udhëheqim ne, por edhe me kompanitë, firmat e ndryshme që ky projekt të jetë i përbashkët. Është një program ta quaj trekëndësh, trepalësh, ku do të jetë ministra, Kolegji dhe kompanitë e firmat e suksesshme në Kosovë, të cilat jemi bërë bashkë sot për ta ndihmuar pjesën më të rëndësishme të shoqërisë tonë rininë që ata të përgatiten për tregun e punës”, tha ministri Gashi.
Ai premtoi se ky projekt nuk do të jetë i fundit, por që sipas tij do të ketë edhe projekte të reja për punësim të të rinjve. Ndërsa, bëri të ditur se për vitin 2019 do të themelojnë fondin rinor që do të ketë 1 milion euro të cilat do të shkojnë për rininë e Kosovës.
Ndërsa, koordinatori i projektit dhe rektori i Kolegjit Evropian të Kosovës, Ali Bajgora, tha se qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e qasjes së të rinjve në tregun e punës përmes ofrimit të shërbimeve cilësore të punësimit.
Bajgora deklaroi se projekti synon që të avancojë njohuritë dhe kompetencat e të rinjve të moshës 18-24 vjeç të zonave rurale në të gjitha rajonet e Kosovës.
“Një prej çështjeve më themelore apo objektiva primare është rritja e qasjes së të rinjve në tregun e punës, kjo është një sfidë ku të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se nuk është një çështje e lehtë, aq më tepër në rrethanat në të cilat gjendet Kosova. Por, me një angazhim të përbashkët, me një sakrificë, me një profesionalizëm dhe me një qasje të vetë kompanive biznesore unë konsideroi se do të krijohet një hapësirë shumë e madhe që në fund ky projekt të ketë rezultate konkrete”, tha ai.
Sa i përket fushave se ku do të kryejnë praktikën këtë të rinj ai tha se është një gamë shumë e gjerë e sektorëve ku do të sistemohen.
E këta të rinj gjatë kohës së praktikës do të marrin një shumë prej 150 eurove.
“Do të kemi një subvencionim apo një shumë të caktuar e cila do të u jepet kandidatët të cilët janë qoftë në praktikën në punë, qoftë në trajnimin në punë. Pra, është një vlerë prej 150 euro në muaj që jepet në kuptimin e burimit të shpenzimeve të kandidatëve, është një shumë e cila nuk është e tatueshme. Praktika në punë ka një kohëzgjatje tre muaj në raport me skemën e përcaktuar. 2 muaj financohen nga ministria në bashkëpunim me Kolegjin dhe një muaj merr obligimin e financimit vetë biznesi, pra është një bashkëfinancim. Ndërsa, sa i përket pranimit në punë bëhet fjalë për 6 muaj sipas skemës, 4 muaj ka një përkrahje financiare nga ministria dhe 2 muaj nga vetë biznes”, tha ai.
Nga Departamenti i Rinisë në MKRS, drejtori Xhevat Bajrami, tha se prioritet kanë rritjen e punësimit të rinisë në Kosovë.
“Këtë vit kemi arrit rritjen e buxhetit rreth 400 mijë euro, sidomos në sektorin e punësimit. Edhe ky projekt sot që po e lansojmë si ministri ka për qëllim uljen e papunësisë në Kosovës, rritjen e normës së punësimit, rritjen e efektivitetit të të rinjve nga zonat rurale dhe grupet e margjinalizuar”, tha ai.
Këtë projekt të MKRS-së për praktikë të të rinjve e ka mirëpritur studenti Valmir Muçiqi, i cili u shpreh se është një mundësi e mirë për t’u kyçur në tregun e punës.
“Është një mundësi shumë e mirë për neve të rinjve, kurrë më herët nuk kemi pasur mundësi për me u kyç në tregun e punës dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për neve”, tha ai.
Projekti “Ndërmjetësimi në punë për të rinjtë”, në skemat “Trajtimi në punë dhe praktikë në punë”, financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe implementohet nga Kolegji Evropian i Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...