Lajme

Lansohet projekti “Patentë-shoferi mobil”

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 23 February 2018

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë për Regjistrim Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “Veridos GmbH – Identity Solutions by Giesecke+Devrient and Bundesdruckerei”, sot do të lansojnë projektin “Patentë-shoferi mobil”.

Në ceremoninë e lansimit do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefi i operacioneve i kompanisë Verdios, Hermann Sterzinger, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.

Kosova është vendi i parë në botë që do të ketë këtë aplikacion për  patentë-shoferë, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë patentë-shoferë, i cili mund të lexohet nga telefoni mobil.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera