Lajme

Lansohet programi për kompensimin e viktimave të krimit

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 22 May 2017

Ministria e Drejtësisë ka ftuar për sot përfaqësuesit e mediave dhe të OJQ-ve në Kosovë të marrin pjesë në “Lansimin e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”.

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë dhe mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë, Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë, Ministri i Financave, Avdullah Hoti,  Ambasador i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si dhe Kryesuesesja e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Znj. Nesrin Lushta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera