Lajme

Lansohet programi  i trajtimit të infarktit në dy orë e para 

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 18 April 2019

Rreth 3 mijë persona, apo 35% e të gjitha vdekjeve brenda vitit në Kosovë, shkaktohen nga sëmundjet e zemrës.
“Duke parë këtë situatë, për herë të parë në Kosovë, po krijohet  programin kombëtar për trajtimin e infarktit në dy orët e para në të gjithë vendin”.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë  Uran Ismajli në konferencën në të cilën është  prezantuar programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit në dy orët e para, shkruan gazeta inFokus.

Për çdo vonesë prej 30 minutash pas infarktit, rreziku i vdekshmërisë rritet për 7.5%. Me këtë program, kur një qytetar do të ballafaqohet me sulmin në zemër, kudo që jeton ai në Kosovë, brenda dy orëve do të reagojë i gjithë zinxhiri shëndetësor, me procedura të përshpejtuara, dhe pa asnjë vonesë do ta sjellë atë në QKUK, për t’ia shpëtuar jetën.

“ Me shërbimin 24-orësh për sëmundjet e zemrës dhe stentimin në QKUK dhe tani me këtë program, ne do t’i shtojmë ndjeshëm shanset e qytetarëve tanë për mbijetesë. Programi do të zhvillohet në tri faza dhe puna për realizimin e tij do të fillojë menjëherë” ka shtuar Ismajli./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera