Lajme

Lansohet platforma e vizualizimit të të dhënave

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 28 June 2019

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansojë sot Platformën e Vizualizimit të të dhënave të Pulsit Publik në zyret e UNDP-së, me fillim në ora 11:00.

Platforma e Pulsit Publik ofron vizualizimin e të dhënave të mbledhura që nga viti 2010 kur edhe u lansua Pulsi Publik. Platforma do të shërbejë si bazë e hapur e të dhënave ku palët e interesuara mund të përdorin të gjitha të dhënat që janë në dispozicion.

Në ngjarje do të marrin pjesë Përfaqësuesja e Përhershme e sapo emëruar e UNDP-së, Maria Suokko, Isa Krasniqi, udhëheqës i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfaqësues të USAID-së, arsimit dhe shoqërisë civile.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera