Lajme

Lansohet pilotimi i programit të kuponëve

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 23 December 2024

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansuar pilotimin e Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Kurti, ka thënë se krijon mundësi për përfshirjen e më shumë fëmijëve nga 3-5 vjeç nga këto familje në shërbime të edukimit në moshë të hershme.

Ai tha se ky program ofron mbështetje të drejtpërdrejt për familjet të cilat janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale.

-Advertisement-

Kurti tha se ky projekt mbështetet nga Banka Botërore me vlerë 1.8 milionë euro dhe përfshinë pagesën e transportit dhe çerdhes për fëmijët, raporton KP.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sot po lansojnë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pandodhur më parë për më të vegjlit, për familjet që më shumti kanë nevojë.

Sipas saj ky program është një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera