Rozë

Lansohet ‘Je t’aime’ nga Abbi dhe Anna [video]

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 22 February 2019

Anna, është ky një emër i ri në botën e muzikës shqiptare, e cila sapo ka publikuar projektin e parë muzikor “Je t’aime” në bashkëpunim me reperin Abbi, transmeton Gazeta Metro.

Modelja e cila jeton në Zvicër dhe është e njohur në fushën e modelizmit atje, ka vendos ti futet tregut muzikor shqiptar. Këngën e parë e sjell në bashkëpunim me Abbin, reperin nga Mitrovica.

Kënga është e stilit R&B dhe i gjithë projekti është realizuar në Kosovë, me muzik nga Bazzik dhe videoklipin e realizuar nga Islam Beci.

-Advertisement-

Ndryshe Anna është mjaft aktive në Zvicër, ajo kishte marrë pjesë në eventin, “Miss Afrika 2018” si pjesë e jurisë. Po ashtu, ishte zgjedhur si “Miss Grande Kosova 2018”.

Kënga “Je t’aime” është publikuar në Youtube, në kanalin Arkiva Shqip, me një videoklip i punuar shumë bukur dhe duket shumë sexi me pamjen e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera