Lajme

Lansohet fushata për parandalimin e përdorimit të armëve në ahengje

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 30 June 2023

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lansuar sot fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Gjatë dy muajve të ardhshëm janë paraparë aktivitete të ndryshme që synojnë vetëdijesimin e qytetarëve në këtë drejtim.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla e ka mirëpritur këtë fushatë, ndërsa ka shtuar se përdorimi i armës për festime është vepër penale dhe duhet ndjekur nga të gjitha institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.

-Advertisement-

Gërvalla, e cila mban edhe postin e ministres së Punëve të Jashtme, ka theksuar se përdorimi i armës është një traditë e keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

“Një traditë e keqkuptuar madje edhe e keqinterpretuar. Të gjithë e dimë shumë mirë ku përmendet arma në kanunin e Lekë Dukagjinit lidhur me dasmat, ne sot nuset i marrim me muzikë dhe nuk i grabisim, prandaj nuk na duhen as të shtënat me armë për të demonstruar që morën nusen…Keqinterpretimi i një tradite shekullore nganjëherë është më i dëmshëm sesa thyerja e traditave të tilla të vjetra, të cilat shpesh përdoren për të arsyetuar shkeljet e ligjit”, ka theksuar ajo.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani është shprehur se lansimi i fushatës për keqpërdorimin e armëve në festime familjare në këtë kohë është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për këtë dukuri negative.

Ai ka theksuar se vetëm duke qenë të bashkuar mund të zvogëlohet kjo plagë shoqërore.

“Të shtënat gjatë ahengjeve dhe tubimeve familjare janë të ndaluara me ligj, janë vepra penale…Fenomeni i përdorimit të armëve nuk është që mund të eliminohet vetëm nga një institucion si Policia e Kosovës po duhet të angazhohemi të gjithë akterët institucionalë e komuniteti….Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme, duhet theksuar se zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armëve të tjera janë në rënie çdo vit, por edhe si të tilla ende paraqiten si kërcënim për jetën njerëzore dhe qetësinë në Kosovë….Fushata që po e lansojmë sot zyrtarisht, aktivitet e së cilës i kemi filluar që disa javë synon që përmes ngritjes së ndërgjegjësimit bashkarisht të parandalojmë keqpërdorimin e armës së zjarrit, të shtënat festive në ahengjet familjet me qëllim të ulen pasoja”, ka thënë Gashani.

Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Hakan Ejdervik është shprehur se veprimet kolektive mund të parandalojnë të dhënat festive dhe të mbrojnë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, në korrik dhe gusht të vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar 100 persona për këtë vepër.

“Fushata që po e lansojmë sot është vendimtare e që ndodh përgjatë korrikut dhe gushtit e vitit 2023. Kjo fushatë synon të ndërton mbi aktivitet e ndërmarra deri më tani nga Policia dhe ftojmë diasporën të përmbahen nga pjesëmarrja në këto aktivitete, pasi që mbështetja dhe ndikimi i tyre mund të ketë ndikim të madh ne synojmë të angazhojmë liderët lokal që mund të luajmë rol të rëndësishëm në avookimin….Është besimi im që përmes ndërgjegjësimit veprimeve kolektive mund të parandalojnë të shtënat festive dhe të mbrojnë dhe mirëqenien e qytetarëve në Kosovë“, ka deklaruar ai.

Nënkolonelja e Policisë së Kosovës, Zylfije Demaj ka thënë se si institucion i sigurisë janë të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteti.

Demaj ka theksuar se Policia e Kosovës i ka kushtuar rëndësi të veçantë parandalimit të të shtënave festive.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar për të siguruar sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit tonë dhe kjo fushatë është një hap i rëndësishëm drejt qëllimi. Policia e Kosovës që nga themelimi i saj i ka kushtuar rëndësi të veçantë parandalimit të shtënave festive që është një çështje shumë e rëndësishme për sigurinë publike”, është shprehur ajo.Kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera