Lansohet fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 21 November 2023
Me qëllimin kryesor për të investuar për burimin tonë më të vlefshëm, rininë, sot u lansua fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftojnë nga kryeministria.
Tutje bëhet e ditur se rritja dhe diversifikimi i ekonomisë sonë, dyfishimi i investimeve të huaja direkte, ulja e inflacionit e rritja e shifrave të punësimit, janë dëshmi e qëndrueshmërisë, punës dhe angazhimit të përbashkët të institucioneve, ndërmarrjeve dhe punëtorëve të Kosovës.
“Duke u gjendur para kryqëzimit të ndryshimeve globale dhe rritjes ekonomike në vendin tonë, ku kërkohet një fuqi punëtore e aftë, e adaptueshme dhe inovative, Kurti theksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional është thelbësor për mirëqenien sociale. Kësisoj, bashkëpunimi ynë me Qeverinë gjermane tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës”.
“Duke mësuar nga modeli gjerman, qeveria jonë synon të integrojë praktikat më të mira me kontekstin tonë unik; një sistem i cili i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe shoqërisë sonë, por edhe potencialeve të vendit tonë. Këtu bashkëpunimi i ngushtë mes kompanive, shoqatave përkatëse, shkollave profesionale, nxënësve por edhe prindërve tonë, është parakusht i çdo përpjekjeje institucionale për ndërtimin e sistemit dual”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij.
Përveçse do të plotësohen vendet e lira të punës, duke zhvilluar dhe pilotuar sistemin dual, tashmë në 12 profile, në 21 shkolla e në 14 komuna, njëherësh po ndërtojmë themelin për të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Përmes kësaj fushate, kryeministri rekomandoi që kompanitë t’i adresojnë propozimet e tyre te Ministria e Arsimit dhe te shkollat përkatëse në komunat e tyre, ndërkaq odat t’iu ndihmojnë kompanive anëtare në mbledhjen e kërkesave që nga viti shkollor 2024/25 të kemi hapësira të mjaftueshme nëpër shkolla profesionale për t’i përgatitur nxënësit.
Në anën tjetër, për nxënësit dhe prindërit kjo fushatë është një thirrje për të njohur mësimin dhe sistemin dual si një rrugë e qëndrueshme dhe e vlefshme drejt suksesit personal e profesional, pasi siç tha kryeministri, sistemi dual do të thotë edhe karrierë, jo vetëm aftësim.
Zbatimi i AAP-së, pra ofrimi i mundësisë për çdo të ri e të re për të ndjekur shkollimin profesional dhe të mësojë zanatin që dëshiron, është një premtim kyç i Qeverisë, i cili premton fuqi punëtore të kualifikuar për industritë tona që rrjedhimisht i shërben rritjes ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Kurti pas takimit me QUINT: Zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse vetëm me marrëveshje Kosovë-Serbi
Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën X për takimin ...
-
Ngjarjet e datës 1 dhjetor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të tak...
-
Qarkullimi i 2 eurove falso, paraburgim gjashtë të dyshuarve
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim gjashtë ...
-
Gërvalla takon homologun senegalez, e fton për vizitë në Kosovë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në...
-
“Pesë-vaktli”, Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikalë
Avokati Besnik Berisha, ka folur për sigurinë në vend dhe incidentet e fundit...
-
Eksperti i sigurisë jep tre skenarë se si mund të këtë ndodhur vrasja e Liridona Murseli
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur në lidhje me rastin e mbrëmshëm një...
-
Kroacia mbështet fuqishëm Kosovën në BE, shpreson që në verë anëtarësohet në KiE
Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të K...
-
Daçiqi në Shkup: Kosova kurrë s’do të bëhet anëtare e OSBE-së
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sonte në Shkup ...
-
Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik B...
-
Hovenier: Unë fle rehat natën duke e ditur se ushtarët amerikan dhe KFOR-i janë në Kosovë
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për situatën e siguris...
-
Xhelal Sveçla jep detaje për aksionin e policisë që u zhvillua kundër grabitësve të arit në Suharekë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje pas operacionit...
-
Eksperti Sylejmani kërkon të hetohet vrasja e gruas në Prishtinë, ngre dyshime se si iu lejua burrit të largohet me fëmijët
Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, tha se për vrasjen e Liridona Mur...