Lajme

Lansohet aplikacioni i Gazetës Zyrtare për smartphones

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 30 November 2017

Zyra e Kryeministrit të Kosovës në patneriship me USAID-in, kanë lansuar Gazetën Zyrtare online, si dhe kanë zhvilluar një aplikacion për smartphones.

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se me ketë aplikacion qytetaret e Kosovës do të kenë qasje në dokumente zyrtare dhe do të rritet transparenca, shkruan Infokusi.com

“Përmes këtij aplikacioni qytetari i Kosovës mund të ketë qasje në 8mijë dokumente zyrtare. Ne ketë mënyre se bashku po e rrisim transparencën. Transparenca është parakusht për të luftuar korrupsionin”, ka thëne Haradinaj.

-Advertisement-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie tha se ky aplikacion iu mundëson qasje me të lehtë dhe me të shpejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Unë besojë në pritshmërinë tone për Kosovën. Ky aplikacion iu mundëson lidhjen e njerëzve me informacionin. Arsyeja pse e kemi bere është që të gjithë qytetaret e Kosovës të kenë qasje më të lehtë dhe të avokojnë për veten dhe komunitetin. Të gjitha këto informacione janë një klikim largë pasi që mund të arrihen më një prekje”, ka thëne Delawie.

Ai ka vazhduar duke thënë se me shumë i demokratizojmë informacionet aq më shumë do ti zgjedhim problemet dhe kjo është një përpjekje e gjerë për të bërë qeverinë e Kosovës më transparente për popullin.

Delawie ne fund te fjalimit tw tij po ashtu ka folur edhe për të arriturat e fundit të Kosovës në sektorin privat dhe ka thënë se Kosova nuk ka kohë të pushojë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera