Lajme

Lansohen dy lojëra të telefonisë mobile për të luftuar korrupsionin

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 27 September 2017

Programi i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes projektit Anti-Korrupsion e në bashkëpunim me IPKO Foundation, sot do të zhvillojë fazën finale të ngjarjes “Game Over, Corruption”, në XPortalEsports, që njihet si njëri ndër lokacionet më të njohura për komunitetin e lojërave mobile.

Faza e parë e “Game Over, Corruption” është mbajtur në dhjetor të vitit 2016, e që ishte një garë me synimin që përmes lojërave në telefona mobil, të përçojë mesazhin anti-korrupsion dhe në të njëjtën kohë të angazhojë të rinjtë dhe t’i vetëdijesojë ata mbi rreziqet e korrupsionit.

Në fund të garës u zgjodhën dy ekipe fituese, që prezantuan dy konceptet më të mira, të cilat u shpërblyen me nga 4,000 euro për t’i zhvilluar më tutje dhe kompletuar lojërat. Në këtë fazë përfundimtare, dy ekipet fituese do të prezantojnë konceptet e tyre dhe lojërat do të lansohen për publikun.

-Advertisement-

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të kenë rastin t’i testojnë dhe luajnë këto lojëra në hapësirat e XPortalEsports.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera