Lifestyle

Lamtumirë solar

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 14 June 2017

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një medikament të ri, i cili premton të revolucionarizojë mënyrën e nxirjes së trupit.

Ilaçi imiton dritën e diellit, duke e nxitur lëkurën të prodhojë pigmentin melaninë, që jep efektin e nxirjes në plazh pa dëmtimin e rrezeve ultravioletë.

Aktualisht janë kryer një sërë testesh te minjtë dhe në kampione lëkure. Ekipi i ekspertëve të spitalit “Massachusetts General Hospital” mendon se mjekimi do të funksionojë edhe te kuqot, që zakonisht vetëm skuqen kur dalin në diell, pa mundur të nxihen siç duhet.

-Advertisement-

Ai praktikisht nxit një zinxhir reaksionesh kimike, të cilat çojnë në prodhimin e melaninës mbrojtëse të shtresave të brendshme të lëkurës. Ilaçi fërkohet në lëkurë, e në këtë mënyrë procesi merr udhë.

Doktori David Fisher i tha BBC-së se, efekti nxirës është mjaft i fuqishëm. Kjo përbën një qasje krejt të re sipas tij ndaj “nxirjes së rreme”, e premton të anashkalojë nevojën e solarit dhe ekspozimit të madh ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Kërkuesit e kanë bërë të qartë se qëllimi i tyre nuk është krijimi i një produkti kozmetik. Ideja lindi nga mungesa e progresit në raport me kancerin e lëkurës, ndaj dhe kërkojnë që krijimi i tyre të shihet si ilaç, duke qenë se melanina e prodhuar prej tij arrin t’i bllokojë rrezet e dëmshme ultravioletë.

Për rezultat maksimal, megjithatë, mjekimi me shumë gjasë do të duhet të kombinohet edhe me kremra kundër diellit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera