Lamtumirë Rasim Thaçi!
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 29 March 2021
Nga: Halil Matoshi
Cima harroi që edhe sot duhej me keshë, me e sfidue anën tragjike të jetës…
Rasim Thaçi ishte aktor, komedian ndër të rrallët, model.
Komedia nga teorikët e dramës përshkruhet si “tragjedi plus koha”. Ashiqare diçka që dikur na âsht doktë me tone tragjike, sot na bân me keshë.
“Ekziston një vijë e hollë që ndan të qeshurën dhe dhimbjen, komedinë dhe tragjedinë, humorin dhe lëndimin.” – thotë Erma Bombeck.
2.
E kam njoftë që në ’90-at e rezistencës.
Mas lufte, e patëm bâ njet me e sfidu në mënyrë shumë origjinale pushtetin në UNMIKland, dhe nga ajo kohë m’ka mbetë peng ajo “marrëveshje” mes nesh, që e kishim planifikue, kur Kosova të shpallej shtet!?
E patëm lânë me bâ bashkë ni xhiro në mënyrën tonë, nepër kryeqytet, mirëpo “performansa” nuk ndodhi, për arsye se çdo gjâ n’Kosovë nisi me marrë ni karakter “vdekshëm serioz” dhe ku politika u bâ kryefjalë e gjithçkahit!
3.
U gjetëm bashkë në marshin në Ditën e musteqokve (nifar karnevali i mendumë nga ni grup shokësh me Milot Hasimen) diku më 2014 dhe i thashë:
– ”Rasim, të kujtohet marrëveshja jonë”? – i thashë!
– ”Po – m’tha, ajo vlenë hala!”
Mirëpo kurrë nuk qe e shkrume me ndodhë!?
4.
Rasim Thaçi ishte mishëru në rolin e tij jetësor, të Cimës, dhe tanë jetën e barti edhe si emën të dytë.
Si bekim e mallkim!?
Luajti kryesisht me Ibrahim Krajkovën-Lecin por edhe në “Treshi-përsheshi”, ku pos tij dhe Lecit, shfaqej edhe Sevdai Radogoshi-Qumili.
Këta burra luejtën në kohnat ma t’randa e plot dhimbje (gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluem) tue shmangë tragjizmin e jetës reale, nën fashizmin e Milosheviq, dhe tue i dhânë publikut gjithni të qeshuna përzie me lotë, ni shthurrjën çehoviane dramatike!
Sepse, ia behu lufta dhe drama mori primesat shekspiriane.
Komediani ma i guximshëm i Kosovës përfundimisht i qiti mrrolat, u bâ tepër serioz dhe shpalli mungesën e tij.
Vajti në amshim, atje ku p’ej vitesh pushon miku i tij Leci!
Jemi në vitin e dytë të murtajës, Covid-19, e cila para se me u tërhjekë në honet e fundbotshme, po e merr tagrin e saj, ndër ta edhe shumë njerëz tanë dhe artistë.
I pastë shpirti dritë Rasim Thaçit!
Të tjera
-
Ky do të jet moti javën e ardhshme
Në fillim të javës temperaturat shënojnë rritje, por që do të ketë më shumë i...
-
Piloti brazilian tregon si mbijetoi 38 ditë në xhunglën e Amazonës pas rrëzimit të avionit
Antonio Sena me origjinë nga Brazili, po fluturonte i vetëm me një aeroplan C...
-
LAJMI I FUNDIT: Dy shpërthime granatash trondisin Prishtinën
Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”, për shk...
-
Komuna e Prizrenit nuk përfill vendimin e OShP-së, shpall fituese të tenderit kompaninë e njëjtë
Edhe pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për anulimin d...
-
Gashi: Po persekutohem pa asnjë provë dhe asnjë dëshmi
Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, Ervehe Gas...
-
Masat e reja në Kosovë, mijëra automjete kanë kaluar kufirin me Shqipërinë
Brenda dy ditëve në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 15 mijë auto...
-
Ende pa datë për rifillimin e gërmimeve në Kizhevak
Gërmimet në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë janë ndërprerë tash e disa...
-
Ndërron jetë Shaqir Hoti, instrumentisti i njohur kosovar
Ka ndërruar jetë instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti, bëjnë të ditur burime ...
-
OVL i reagon Vjosa Osmanit: UÇK nuk mbrohet me fjalë goje, madje as nga presidentja
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i kanë reaguar presidentes Vj...
-
IPK ka vënë nën pranga një zyrtar policor
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një zyrtar ...
-
101-vjeçarja nga Prizreni merr vaksinën kundër COVID
Naile Memaj, 101 vjeçare nga Zhuri i Prizrenit u vaksinua të premten me kurën...
-
Infektologu Ramadani: Vaksinimi pa test për Covid-19, gabim profesional
Në Kosovë vaksinimi po vazhdon tek moshat mbi 85 vjeç në kryeqytet dhe komuna...