Sport

Lamtumirë Inter (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 10 August 2017

Geoffrey Kondogbia i ka ditët e numëruara te Interi.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, Geoffrey Kondogbia, mund të transferohet te Valencia.

Klubi spanjoll është takuar me drejtuesit e Interit dhe janë në bisedime të vazhdueshme për arritjen e një marrëveshje sa më parë, problemi mbete shifra e kërkuar nga klubi italian, 35 milionë euro.

-Advertisement-

Raportohet se Valencia është duke menduar opsionin e huazimit, me të drejtë blerje në fund të edicionit.

Kondogbia u ble në vitin 2015 nga Monaco për 36 milionë euro, por dështoi t’i bindë drejtuesit e klubit italian dhe nuk bën pjesë në planet e Luciano Spallettit, pas ardhjeve të Matias Vecino e Borja Valero.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera