Lajme

Lamtumirë hero!

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 17 July 2017

Benjamin Ferati i cili dje humbi jetën duke tentuar të shpëtoi dy vajza deri sa po mbyteshin në ujrat e detit në Vlorë, sot i është dhënë lamtumira e fundit.

24 vjeçari nga Tetova po shquhet si hero, me plotëkuptimin e fjalës derisa kishte sakrifikuar jetën e tijë për të shpëtuar dy vajzat Manuela Maraj 27 vjeçare dhe Xhuana Cani 25 vjeçare, shkruan Infokusi.com

Për Benjaminin tashmë janë shkruar me qindra ngushllime në rrjetët sociale nga qytetarët që kanë ndjerë dhimbje për këtë hero që nuk mundi ta sfidoj vdekjen në valët e mëdha të bregdetit shqiptar.

-Advertisement-

“Lamtumirë hero” është njëri nga statuset më emocionuese që tani po qarkullon në rrjetët sociale për Benjaminin./INFOKUSI/

Sot u përcoll një hero!

Ti e deshe jetën aq shumë sa e dhe në përpjekje për të shpëtuar dy të tjera. Luftove me dallgët dhe rrymat që tu jepje një mundësi dy vajzave të reja. Në këto vise ky është një gjest i rrallë. Ne jemi mësuar ti thurrim lavde kryesisht hajdutit, mashtruesit, atij që shkakton vdekje. Ne jemi mësuar të kthejmë kokën mënjanë kur shohim të keqen. Jemi mësuar ta justifikojmë vdekjen sepse ajo i përket gjithnjë tjetrit. Ne jemi mësuar ta përcmojme jetën. Ne nuk para luftojmë, nuk para përballemi, nuk para japim dicka nga vetja për tjetrin.
Ti dhe gjënë më të shenjtë, jetën tënde, për të shpëtuar dy jetë të tjera. Ndaj na fal nëse nuk të vlerësuam sic duhet. Na fal nëse të trajtuam si viktimë. Na fal Benjamin.
Ti ike si hero! Hero i një shoqërie të pamësuar me heronj!

FALEMINDERIT BENJAMIN!
U PREHSH NE PAQE!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera