Lifestyle

Lamtumirë hekurosje!

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 03 July 2017

Për disa ndoshta hekurosja mund të jetë një moment relaksi, deri në atë pikë sa të hekurosë edhe çorapet. Ndërsa për një shumicë do të ishte më mirë 8 orë pastrim se sa vetëm një orë me hekurin e hekurosjes në dorë.

Në këtë rast kur thani rrobat duhet ti shtrini shumë mirë, pasi do i kurseni vetes goxha kohë e mund.

Ndihmë, këmisha!
Këmshiat e meshkujve, më shumë se ato të femrave, janë një nga rrobat më të këqija për tu hekurosur dhe që na humbasin shumë kohë për një pseudo-perfeksion. Në këtë rast zgjidhjet janë tre: t’ia jepni dikujt që i pëlqen të hekurosë, ose ti çoni në lavanderi, ose ti shtrini në mënyrë të tillë që tu lehtësojë hekurosjen.

-Advertisement-

Pantallonat
Edhe pse pjesa më e madhe e pantallonave hekurosen sa herë që vishen, ka disa prej tyre që kërkojnë një hekurosje të kujdesshme duke respektuar vijat. Për të shkurtuar kohë, apo edhe ta shmangësh hekurosjen duhet të dini t’i shtrini pantallonat në mënyrën e duhur. Pikërisht në këtë moment bëhet gabimi fatal, nderja e pantallonave nga këmbët. Por mënyra e duhur është pikërisht ajo në anën e kundër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera