Lamtumirë emergjencë, nga 1 prilli Italia ndryshon rregullat anti-Covid!

Autori: Gazeta inFokus
13:40 | 31 March 2022
Nga 1 prilli, pas më shumë se dy vitesh, përfundon gjendja e jashtëzakonshme e pandemisë së Covid 19, e shpallur nga qeveria Conte në Itali 31 janarin e 2020-tës, dhe e zgjatur disa herë gjatë kësaj periudhe.
Nga 1 prilli, në fqinjin tonë përtej Adriatikut nuk do të nevojitet më certifikata e gjelbër për të hyrë në dyqane, zyra publike, banka e zyra postare, hotele dhe banesa apo për t’u ulur në tavolinat e hapura ne bare dhe restorante.
Një leje e tillë megjithatë do të vazhdojë të kërkohet deri në 30 Prill në salla të mbyllura apo evente masive e gara në natyrë.
Green pass-i po kështu do të vazhdojë të kërkohet deri në fund të muajit të ardhshëm për dasmat e festat e ditëlindjeve, si dhe në kinema, teatro, pishina, palestra, spa e diskoteka, konferenca e kongrese, si dhe për pjesëmarrje ne koncerte dhe evente sportive të mbyllura.
Detyrimi i lejes skadon nga 1 Prilli në autobusë dhe metro, ku megjithatë italianëve do tu duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën Ffp2. Në avionë, anije, tragete dhe trena jorajonalë, leja bazë do të kërkohet deri më 30 prill.
Përsa i takon vaksinave, në 15 qershor do të reduktohet detyrimi për personelin në shkolla, për ushtarakët apo punonjësit e policisë . Në këtë datë, sipas shtypit Italian, tkurret dhe detyrimi i vaksinimit për personat mbi 50 vjeç, i cili do të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit vetëm për personelin shëndetësor, ndërsa zhduket po kështu dhe sistemi i shënimit të rajoneve me ngjyra.

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...