Sport

Lamtumirë Benzema, super-sulmuesi transferohet te Reali

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 24 December 2017
El Clasico’ ishte testi i fundit për Zinedine Zidanen dhe Karim Benzeman për të bindur presidentin Florentino Perez që nuk kanë nevojë për përforcime në janar.

Real Madrid, në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të pjesës së parë të sezonit në La Liga, u mposht 0-3 nga rivalët e Barcelonës, në një sfidë që kaloi nën shkëlqimin e Lionel Messit.

Edhe në këtë ndeshje, zhgënjeu Karim Benzema, sulmuesi i preferuar i trajnerit Zinedine Zidane.

Paraqitja e tij ka bindur Perezin që të mendojë për sjelljen e një sulmuesi në janar në Bernabeu, dhe emri më i bindës në këtë listë është Sergio Aguero i Manchester Cityt.

-Advertisement-

Ky kalim mund të finalizohet lehtë kur dihet situata e Agueros te City, i cili është i pakënaqur me tretmanin që po merr nga Guardiola./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera