Sport

Lampard vendos ‘diktaturën’ tek Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 13 November 2019

Trajneri Frank Lampard e ka nisur me dorë të hekurt dhe duket se po vendos “diktaturën” tek Chelsea.

Legjenda e futbollit anglez ka aplikuar një kod të rreptë disiplinor, ku parashikohen gjoba marramendëse për lojtarët eChelsea nëse shkelin rregullat.

Çdo vonesë para fillimit të stërvitjes, qoftë dhe një minutë, i kushton 20 mijë paund futbollistëve, një gjobë tmerrsisht e lartë.

-Advertisement-

Vonesat në grumbullime, para fillimit të udhëtimeve dhe mos zbatimi i orarit në seancat me doktorët do t’u kushtojnë lojtarëve 2500 paund.

Nëse lojtarët vonohen për mbledhjet e skuadrës, ata do të dënohen me 500 paundë gjobë në minutë

Nga ana tjetër, nëse një nga lojtarët nuk pranon të bëjë punë vullnetare komunitare, do të gjobitet me 5000 paund. Gjithashtu do ketë gjoba 1 mijë paund për lojtarët që u bie telefoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera