Sport

Lampard i vetëdijshëm për presionin për shkarkim

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 22 January 2021

Frank Lampard është afër shkarkimit nga posti i trajnerit të Chelseat për shkak të mungesës së rezultateve pozitive, shkruan Gazeta inFokus.

Në një konferencë për shtyp, të mbajtur sot para ndeshjes së të dielës, Lampard ka deklaruar se është i vetëdijshëm për presionin për shkarkim.

“Nuk i dëgjoj. Nuk i shikoj rrjetet sociale. Nuk jam budalla dhe e di presionin, por kjo nuk ka rëndësi për mua”, është shprehur Lampard.

-Advertisement-

Ndër emrat me të përmendur për zëvendësimin e 42 vjeçarit është Thomas Touchel, i cili u shkarkua nga stoli i Paris Saint Germanit javë me parë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera