Sport

Lampard flet për të ardhmen: Kam marrë disa oferta joshëse

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 10 April 2021

Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka folur për të ardhmen e tij, shkruan Gazeta inFokus.

42 vjeçari u shkarkua nga ‘Blutë e Londrës’ në janar të këtij viti, kurse që nga ajo ditë vazhdon të jetë i papunë.

Në një intervistë të dhënë për Daily Mail, Lampard ka treguar se ka pasë disa oferta por që nuk ishin të duhurat.

-Advertisement-

“Aventura si trajner i Chelsea ishte e jashtëzakonshme, klubit i jam jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë që më dha. Ishte një periudhë e pabesueshme. Luajtëm shumë ndeshje pa tifozë, e kemi ndjerë shumë mungesën e tyre. Si një ish-futbollist që jam, unë e di se çfarë ndikimi të madh ka prania e publikut te lojtarët dhe skuadra. Futbolli më ka konsumuar jetën, në fillim si lojtar dhe tani si trajner. Askush nuk dëshiron të humbasë punën e tij, por në fillim të karrierës ndodh, pasi nuk ka rëndësi sesa i aftë je. Shkarkimi më ka mundësuar të kaloj më shumë kohë me familjen time. Kam marrë disa oferta joshëse në dy muajt e fundit, por nuk ishin ofertat e duhura për t’u kthyer në stol. Nuk dua të nxitohem, edhe pse dëshira për t’u rikthyer është e madhe”, deklaroi trajneri anglez./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera