Lajme

Lakuriqët e natës tmerrojnë Brazilin: 1 i vdekur e 40 të rrezikuar nga tërbimi

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 30 May 2017

Një njeri ësHtë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë vaksinuar kundër tërbimit pas shpërthimit të një sulmi lakuriqësh nate si vampirë në Brazil, shkruan në një Ekskluzive, Daily Mal sot.

Vdekja që ka ndodhur është rasti i parë që është regjistruar i tërbimit të njeriut në Brazil që nga viti 20014. Shpërthimi është vala më e madhe e sulmeve të regjistruara ndonjëherë në rajon dhe i atribuohet shtimit shqetësues të popullatës së lakuriqëve të natës shumë afër njerëzve.

Të shtunën e kaluar, ekipet e kontrollit shëndetësua nga institucioni i shëndetit të shtetit Bahia kishte dalë në terren për të kapur lakuriqët – vampirë dhe për të aplikuar një helm në trupat e tyre me qëllim që të kufizojnë shtimin.

-Advertisement-

Edivar Francisco Souza, 46-vjeçari që vdiq ishte duke mjelë një lopë në një fermë në Paramirim kur ai aksidentalisht shkeli mbi një lakuriq, që i kafshoi këmbën. Fermeri e nënvleftësoi incidentin, e lau plagën por nuk shkoi tek doktori. Tre javë më vonë, pasi u shtrua në spital sepse po vuante nga dhimbje të forta koke dhe të vjella, ankth dhe gulçe, Edivalson u kujtua për kafshimin e lakuriqit të natës.

Ai doli nga analiza si i prekur nga tërbimi, por ishte shumë vonë për doktorët që ta vaksionin, kështu që ai ndërroi jetë në mars të këtij vitit. I pari në foto është viktima, kurse i dyti me këmbën e gjakosur, një nga të plagosurit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera