Sport

Lakmia e Guardiolës: Kush ka Messin fiton Champions

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 28 December 2017

Edhe pse skuadra e tij Manchester City është duke dominuar futbollin anglez dhe javë pas jave po vendos rekorde me rezultatet e arritura, Pep Guadiola mendon se ka diçka që i mungon skuadrës së tij për të fituar Champions League.

Pas fitores me Newcastle në kampionat një natë më parë, trajneri spanjoll në konferencën për shtyp pas ndeshjes nuk e ka fshehur admirimin që ai ka për futbollistin më të mirë në botë, Leo Messi, dikur njeriu i tij i besuar.

“Kush është favorit për të fituar Champions këtë vit? Unë mendoj se skuadra favorite për të fituar trofeun e Evropës është ajo skuadër që ka Messin në formacion”, u shpreh Guardiola. Në kohën kur drejtonte Barcelonën dhe në formacion luante Messi, Guardiola fitoi dy herë Champions League, ashtu si  edhe shumë trofe të tjerë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera