Lajme

Lajmi i mirë për qytetarët, në “Viva Fresh Store” mund të blini bukë vetëm për 25 cent

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 14 December 2021

Kohëve të fundit kosovarët po përballen me ngritje të çmimeve në gjerat ushqimore duke përfshirë këtu edhe bukën, shkruan Gazeta Infokus.

Menaxhmenti i lartë i rrjetit më të madh të marketeve “Viva Fresh Store” ka vendosur që nga dita e martë ta subvencionoj gati se gjysmën e çmimit aktual të bukës.

Në “Viva Fresh Store”, mund të blini buke standarde për vetëm 25 cent.

-Advertisement-

“Duke e parë trendin e rritjes së çmimit të BUKËS në gjithë Kosovën dhe shqetësimin e qytetarëve tanë për këtë ndryshim, menaxhmenti i lartë i rrjetit më të madh të marketeve “Viva Fresh Store” ka vendosur që nga e marta (14 dhjetor) ta subvencionoj gati se gjysmën e çmimit aktual të BUKËS, duke ofruar BUKËN standarde në treg për vetëm “25 cent”, thuhet një njoftimin e “Viva Fresh Store”.

Ky vendim është marr për të ndihmuar dhe lehtësuar sadopak në uljen e shpenzimeve të shportës kryesore për secilën familje në Kosovë.

Çmimet e bukës sillen prej 0.45 euro deri në 0.50 euro, dhe kjo ngritje e çmimeve në vazhdimësi është parë si shqetësim nga qytetarët e vendit tonë.

Tashmë, BUKËN në Viva Fresh Store e gjeni për vetëm “25 cent” në të gjitha pikat e saj në tërë Kosovën. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera