Lajme

Lajmi i mirë për ata të cilët dëshirojnë të pajisjen me patentë shoferë ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 30 September 2020

Nga dita e enjte me 1 tetor, qytetarët e Kosovës, do të kenë mundësi që të aplikojnë për Patentë Shoferë Ndërkombëtar.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Regjistrimi Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan Gazeta Infokus.

“Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga nesër, më 01 tetor, do të fillojë aplikimin për Patentë-Shoferë Ndërkombëtar”, thuhet ne njoftim.

-Advertisement-

Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2020, për Përcaktimin e Formës, Përmbajtjes dhe Procedurës së Lëshimit të Patentë Shoferëve ndërkombëtar në Republikën e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera