Lajme

Lajmi i mirë: Asnjë i vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 30 September 2020

Asnjë personi nuk ka vdekur nga koronavirusi në 24-orët e fundit,
Kështu ka bërë të ditur IKSHP-ja përmes njoftimit të fundit, shkruan Gazeta Infokus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport.

Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera