Lajme

Lajmi i fundit: Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 08 November 2019

Në listën e të ftuarve nga Gjykata Speciale me seli në Hagë të Holandës hyri edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kështu ka bërë të ditur vetë Lladrvovci përmes një njoftimi në Facebook duke theksuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, shkruan gazeta inFokus.

Lladrovci ka theksuar se do të paraqitet në këtë gjykatë me datë 19 dhjetor.

-Advertisement-

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, ju bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”.

“Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore”, ka shkruar Lladrovci./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera