Sport

LAJMI I FUNDIT: Ylli i kombëtares shqiptare rezulton pozitiv me ‘Covid-19’

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 17 November 2020

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë.

-Advertisement-

Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera