Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vritet me thikë 19 vjeçari në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 23 October 2020

Mbrëmjen e së enjtes një 19 vjeçar nga Gjilani është therur me thikë, ku nga lëndimet e marra ka vdekur në spital.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani i cili ka thënë se rasti ka ndodhur pas mesnatës.

Me date 23.10.2020 rreth  orës 00:06, stacioni policor në Gjilan  kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale” ka deklaruar Hashani.

-Advertisement-

Hashani po ashtu ka thënë se viktima ka vdekur në spital afër dy orë më pas nga lëndimet e marra. Për rastin nuk është arrestuar ende askush.

“Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima  i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete. Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera