Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vri*et një grua dhe pla*oset një burrë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 12 April 2024

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në Ferizaj, më konkretisht në Qendrën për Punë Sociale, ku një grua ka përfunduar e vrarë ndërsa një burrë i plagosur.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli teksa shtoi se i dyshuari fillimisht është arratisur e pastaj është arrestuar.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai për Insajderin.

-Advertisement-

Sipas zëdhënësit ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

“Ekipe të hetuesve dhe krimeve teknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera