Lajme

Lajmi i fundit: Vjosa Osmani emëron shefin e Stafit të Presidencës

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 07 April 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Blerim Velën, shef të Stafit të Presidencës, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani ka thënë se Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare.

PDK distancohet nga zyrtari i saj: E përfaqëson veten jo ne

-Advertisement-

Njoftimi:

“Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.

Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në  Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.

Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane. Studimet në nivelin Baçellor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.

Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase.”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera