Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vjen një dorëheqje nga Vetëvendosje

Autori: Ermirë Berisha 17:50 | 04 October 2022

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Mehmeti, pas zhgënjimit nga veprimet e kësaj partie i ka dhënë fund anëtarësisë në LVV, shkruan Gazeta inFokus.

Mehmeti përmes një postimi në Facebook, është shprehur se nuk mund të jetë pjesë e një partie e cila po mbyt shpresat e qytetarëve të Kosovës, e madje nuk meriton të ketë as rolin udhëheqës.

“Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linqimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj. Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shumë gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt”, shkruan Mehmeti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera