Fokus

LAJMI I FUNDIT: Vetura goditi për vdekje dy këmbësorë në Pejë, arrestohet shoferi

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 16 September 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:30 në fshatin Ozdrim të Pejës ku një veturë ka goditur tre persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se dy prej këmbësorëve kanë vdekur, kurse këmbësori I tretë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 21:30 Policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës. Në :aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe tre këmbësorë, dy prej të cilëve kanë rezultuar me fatalitet. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në stacion policor”, ka deklaruar Rugova për Infokus./Gazeta Infokus/



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Çfarë është transplantimi i flokëve?

Të tjera