Sport

LAJMI I FUNDIT: Vedat Muriqi në zënka me kombëtaren e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 11 October 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll po kalon në momente mjaftë të renda, pasi po bëhen një vit që nga fitorja e fundit kundër Malit të Zi, shkruan Gazeta inFokus.

Lëndimet e shpeshta të futbollistëve dhe mungesat për shkak të koronavirusit kanë shkaktuar telashe për trajnerin Bernard Challandes, që nuk po di se si të dalë nja kjo situate e krijuar.

E përveç kësaj, trajneri i njohur kosovar, Musa Selimi, në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV ka bërë një deklaratë interesante.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Vedat Muriqi ka probleme me kombëtaren e Kosovës.

“Vedat Muriqi kishte disa zënka në Përfaqësuese. Bernard Berisha po bënë disa gjëra të papranueshme. Ne jemi Përfaqësuese dhe nuk guxojmë të lejojmë gjëra të tilla”, deklaroi fillimisht Selimi.

“Kështu kam informata dhe flitet koluareve. Duhet te reagojë përzgjedhësi Challandes dhe FFK-ja në mënyrë që mos të lejojmë gjëra të tilla”, ka thënë trajneri kosovar Musa Selimi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera