Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në Malishevë, familjarët dyshojnë se shkaktar është vaksina kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 07 October 2021

Një grua është dërguar pa shenja jete pasditën e kësaj së enjte në QKMF-në e Malishevës.

Policia njofton se sipas mjekut kujdestar nuk është vërejtur ndonjë element dyshimi rreth vdekjes.

“Po në kontakt me familjaret e viktimës, të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund te jetë vaksina anti COVID-19 të cilën viktima e kishte marrë para tre ditësh në QKMF Malishevë”, ka deklaruar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

-Advertisement-

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera