Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdes ish-luftëtari UÇK-së

Autori: Ermirë Berisha 14:58 | 15 July 2022

Sot ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Gashi, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë, Rrustem Berisha ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, i cili me dhimbje të thellë ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqtë e Koshares.

“Me pikëllim të madh, sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Lumni Gashi. Lumniu, i plagosur në Betejën e Koshares, ai kaloi mbi 40 intervenime kirurgjike për shkak të plagëve. Lumniu ishte djalë trim, i vendosur, shum i dashur me shokët dhe luftëtar i dalluar në njësinë e topave në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen, farefisin dhe bashkëluftetarët e Koshares. Vlerat tua do ti kujtojmë me krenari. Pusho në paqe trim Lumni” shkruan Berisha në njoftim”, ka shkruar Berisha./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera