Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 06 October 2021

Sonte në orët e mbrëmjes është gjetur pa shenja jete një burrë në fshatin Pidiq të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia në Gjilan dhe kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Në një fushë të fshatit Pidiq-Gjilan është vërejtur një person i shtrirë në tokë. Patrullat së bashku me ndihmën e parë kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se personi mashkull shtetas i Kosovës (1964 ) është pa shenja jete.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i Hetimeve rajonale dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Për momentin rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera