Sport

LAJMI I FUNDIT: UEFA merr vendim se a do të lejohen tifozët në finalen e Ligës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 03 May 2021

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka marrë vendim që finalja e Ligës së Evropës të luhet me praninë e publikut, shkruan Gazeta inFokus.

Finalja do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë dhe UEFA ka vendosur se do të lejohet një numër i kufizuar i tifozëve në stadium.

25% e kapacitetit të stadiumit do të lëshohet për tifozët, që në numër i bie rreth 9.500 persona.

Në finalen e garës së dytë më prestigjioze për klube në Evropë do të takohen fituesi mes Manchester United-Roma dhe Villareal-Arsenal./Gazeta inFokus/

Të tjera