Lajme

Lajmi i fundit: Treni godet një veturë afërsi të aeroportit, një person i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 15 December 2019

Një aksident ka ndodhur në rrugën e re të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku një tren e ka goditur një veturë, në orët e mbrëmjes të kësaj të diele.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën inFokus , zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, shkruan Gazeta inFoku.

Zëdhënësi ka bërë të ditur se në veturën e tipit “Audi” me targa vendore kanë qenë 5 persona, nga ta 3 fëmijë, ndërsa lëndime ka pasur vetëm shoferi i veturës.

-Advertisement-

“Ju njoftoj se me datë 15.12.2019 rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të aeroportit , Sllatinë, eshte shkaktuar një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit.

Në aksident ka qenë e përshirë vetura e tipit Audi ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë 5 persona (prej tyre 3 fëmijë). Në aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës Audi.

Përveq njësive policore që kanë dalur në vendin e ngjarjes atje janë paraqitur edhe ambulanca si dhe njësia e trafikut rajonal të cilët janë duke u marr me rastin”, ka thënë zëdhënësi Hoxha./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera