Lajme

LAJMI I FUNDIT: Thyhet automjeti me targa RKS në veri të Mitrovicës, kërcënohen qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 28 September 2021

Një qytetarit serb nga Mitrovica me inicialet M.P rreth 35-vjeçar, i është thyer automjeti mbrëmë gjatë natës.

Burime të KP-së bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, derisa automjeti Fiat Croma me targa të Rashkës, por edhe targa provuese RKS, ishte i parkuar. Dyshohet se motivi i këtij incidenti është pajisja me targa RKS nga ana e pronarit të automjetit, ndërsa autori ose autorët e këtij incidenti nuk dihen.

Burimet më tej kanë shtuar se qytetarët e komunave veriore të vendit po kërcënohen nga grupe të caktuara, se të gjithë atyre që pajisen me targa RKS, do t’ua thyejnë automjetet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera