LAJMI I FUNDIT: Tensione brenda koalicionit qeveritar, Albin Kurti ia kërkon dorëheqjen një ministri
Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 13 March 2022
Kryediplomatja Donika Gervalla është përballur me muaj të tërë me presionin e kryeministrit Albin Kurti për dorëheqje. Nuk ka pranuar ta bëjë këtë. Mirëpo, situata tensionuese mes tyre është duke vazhduar, shkruan Insajderi.
Gazeta Insajderi merr vesh se Kurti i ka bërë një propozim tjetër kryediplomates dhe partisë se saj.
lbin Kruti i ka ofruar Listës Guxo që Donika Gëevalla të mbetët vetëm në postin e zëvendëskryeministres dhe të largohet nga posti i Ministres se Jashtme pas një procesi te riformatimit brenda Qeverisë.
“Kjo do te nënkuptonte largimin e Gërvalles për arsye te një procesi riformartimi të Qeverisë me marrëveshje mes palëve, e jo shkarkim për shkak të përfshirjes se Gervalles në skandalet e një pas njëshme”, i ka thënë Insajderit një zyrtar qeveritar në kushte anonimiteti.
Nuk ka ende një përgjigje të prerë nga ana e Gërvalles e partisë së saj për propozimin e Kurtit për dorëheqje me marrëveshje.
Kryediplomatja Gërvalla ka qenë e përfshirë vazhdimisht në skandale. I fundit ishte skandali në konsullatën e Kosovës në Hamburg.
Për këtë skandal, Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht.
Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte në vizitë tek Konsullata e Përgjithshme në Hamburg. Por, në vend të organizatorëve ‘kapadaia’ e vërtetë ishte vet Gërvalla, pasi kërkoi që gjithçka të shkonte sipas planit të saj.
Kjo nuk u pëlqye nga konsulli i Përgjithshëm në ikje, Gramos Begolli i cili më pas kishte dërguar edhe një email tek kryeministri, Albin Kurti dhe tek kryekuvendari, Glauk Konjufca ku tregonte për shqetësimin e tij ndaj veprimeve të Gërvallës.
Ministrja fillimisht nuk e kishte lajmëruar pjesëmarrjen e saj në takim dhe gjithashtu në ftesën dhe programin e përgatitur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, nuk figuron fare emri i ministres, e as i mikut të saj, Muhamet Idrizi, kryetari i shoqatës “Oda” në Hamburg i cili erdhi me ministren.
Gazeta Insajderi në një intervistë ekskluzive me konsullin Gramos Begolli kishte sjellur detajet në lidhje me skandalin e ministres Gërvalla.
Të tjera
-
Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Ev...
-
Vera merr fund përfundimisht, ulje drastike e temperaturave dhe përmbytje, borë në zonat malore
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë...
-
A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ...
-
Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në gusht ishte në një vizitë zyrtare në ...
-
Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anulo...
-
Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për le...
-
Osmani thotë se Shefi i CIA’s ka pasur vetëm një kërkesë – “S’është e jashtëzakonshme, por s’mund ta bëjë publike”
Një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur për Kosovën n...
-
Osmani: Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën time
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka qëndruar në të gjitha...
-
Ende pa datë takimi mes Kosovës dhe Serbisë
Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbi...
-
Abdixhiku e mbështet Zhegrovën, pas përjashtimit, e quan aset kombëtar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pë...
-
Osmani flet për masat e BE-së ndaj Kosovës: Javëve të fundit disa shtete kanë kërkuar të mbeten masat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se javëve të fundit janë njoftu...
-
Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini
Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanik...