Lajme

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë në Fushë Kosovë

Autori: Ermirë Berisha 22:17 | 04 October 2022

Rreth orës 20:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar dhe rasti po vazhdon të hetohet.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza”  në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë  nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai./Gazeta inFokus/

Të tjera