Fokus

Lajmi i fundit: Suspendohen dy studente nga fakulteti filologjik, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 08 August 2023

Këshilli në Fakultetin Filologjik sot i ka suspenduar dy studente për 6 muaj nga ky fakultet, shkruan Gazeta Infokus.

E kjo për arsye se ato kanë krijuar një grup në aplikacionin ‘Viber’ përmes së cilit ua mundësonin studentëve të departamenti të Gjuhës Angleze t’i përmirësonin notat te profesori i suspenduar Bekim Bejta.

Kështu ka konfirmuar për Infokus, Edon Nishori nga organizata studentore UDS.

-Advertisement-

“Këshilli i Studentëve në Fakultetin Filologjik i ka suspenduar dy studente për 6 muaj nga fakulteti për arsye se ato krijuan një grup në aplikacionin ‘Viber’ përmes së cilit ua mundësonin studentëve të departamenti të Gjuhës Angleze t’i përmirësonin notat te profesori Bekim Bejta”, ka thënë Nishori për Infokus.

Kujtojmë se më 19 korrik, profesori i Gjuhës Angleze në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bekim Bejta, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera