Sport

LAJMI I FUNDIT: Super transferimet e Ballkanit mungojnë sot kundër Besës

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 19 September 2020

Skuadra e Ballkanit e nisë sot sezonin e ri ndaj Besës së Pejës, e cila u inkuadrua në Superligë këtë vit, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 16:00 dhe zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Brestovik.

Për këtë takim trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi nuk do të mund të llogaritë në dy super transferimet që i beri gjatë këtij afati kalimtar.

-Advertisement-

Gazeta inFokus merr vesh se Bajram Jashanica dhe Mevlan Zeka nuk do të udhëtojnë me skuadrën për në Pejë, për shkak të lëndimeve që kanë pësuar në stërvitje.

Gazeta po ashtu mëson së të dy këta lojtarë të hënën pritët të rikthehen në stërvitje.

Jashanica u transferua në Ballkan nga Skënderbeu, ndërsa Zeka kaloi te skuadra suharekase nga Feronikeli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera