Lajme

LAJMI I FUNDIT: Sulmohet me bombë një lokal nate

Autori: Islam Morina 23:09 | 28 October 2020

Mbrëmjen e sotme është sulmuar me bombë, një lokal nate në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkruan Gazeta inFokus.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë treguar për Gazetën inFokus se bëhet fjalë për lokalin e natës “Shqiponja” i njohur edhe si striptiz bar, i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

-Advertisement-

Rasti i këtij sulmi është duke u trajtuar nga Policia e Graçanicës dhe Njësia e Krimeve të Rënda. Nga informacionet e para mësohet se një person i dyshuar për kryerjen e këtij sulmi, është arrestuar nga policia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera