Sport

LAJMI I FUNDIT: Sulmohet autobusi i Real Madridit gjatë rrugës për në ‘Anfield’  

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 14 April 2021

Liverpooli dhe Real Madridi do ta luajnë sonte duelin kthyes në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Anfield’, kurse tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.

Por, gjatë shkuarjes në stadium autobusi i skuadrës së Real Madridit është sulmuar dhe i është thyer njëri xham.

-Advertisement-

Megjithatë asnjë lojtar nuk është lënduar dhe futbollistët kanë mbërritur mirë në ‘Anfield’, aty ku do të luhet ndeshja.

Kujtojmë se takimin e parë të zhvilluar në Madrid e kishte fituar Reali me rezultat 3-1./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera